Flash News

KRYESORE

Tapë në timon, makina e policit përfundon në oborrin e një shtëpie, më pas qëllon pronarin me armën e shërbimit

Tapë në timon, makina e policit përfundon në oborrin e

Një punonjës policie në repartin e FNSH-së ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen "Sheq i Madh" në Fier, pasi punonjësi i policisë drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur atë në dorë.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi Paulin Shpani, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip "Benz", në lagjen "Sheq i Madh", ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.

Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin Soni Meço, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Është shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit