Flash News

KRYESORE

‘Tapë’ në timonin e urbanit/ Shoferi kalon me të kuqe duke rrezikuar jetën e 80 pasagjerëve

‘Tapë’ në timonin e urbanit/ Shoferi kalon me të kuqe

Policia ka ndaluar shoferin e një urbani në Tiranë, i cili ngiste automjetin në gjendje të dehur, edhe pse brenda kishte 80 pasagjerë.

Ai kreu një shkelje të rëndë të sinjalistikës rrugore duke rrezikuar të shkaktonte një tragjedi të vërtetë.

Në një prej kryqëzimeve kryesore të Tiranës shoferi i urbanit kaloi me semafor të kuq. Pas ndalimit nga policia  shoferi rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollove policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll me përzgjedhje ndaj mjeteve të transportit publik qytetas dhe ndërqytetës në orare dhe vende të ndryshme, ku janë konstatuar shkelje aq sa flagrante dhe të rrezikshme, siç ishte rasti i një autobusi që kishte më shumë se 80 pasagjerë, vazhdoi lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë, në një nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit si dhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.69 mg/l, rrezik potencial që për nga kapaciteti mbartës i autobusit, mund të shkaktonte tragjedi në rrugë, nëse përfshihej në ngjarje rrugore.

Të fundit