Flash News

KRYESORE

Tare ka frikë nga fjalët e bukura: Lazio duhet të tregojë uri, kujdes!

Tare ka frikë nga fjalët e bukura: Lazio duhet të tregojë

Lazio sonte po luan përballë Napolit në “San Paolo” për të kapur çerekfinalet e Kupës së Italisë. Drejtori sportiv i saj, Igli Tare, ka karikuar skuadrën laciale duke folur për "Rai Sport" pak minuta para takimit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, të tregojmë uri dhe vendosmëri. Komplimentet na bëjnë mirë, por kanë edhe anën tjetër të medaljes. Duhet të vazhdojmë kështu në mënyrë konstante dhe të jemi edhe më të vendosur", u shpreh ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare.

"Do të kemi përballë rivalë të cilët do të luajnë më fort kundër nesh. Mendoj se nuk duhet të heqim dorë nga loja e bukur dhe kjo vlen edhe kundër Napolit", shtoi Tare.

Të fundit