Flash News

KRYESORE

Tare me plan konkret për Kumbullën, Lazio fiton garën?

Tare me plan konkret për Kumbullën, Lazio fiton garën?

Marash Kumbulla është emri më i kërkuar i merkatos së verës në Serie A. Mbrojtësi i Shqipërisë ka bërë shumë mirë në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit italian.

Ekipe të ndryshme kanë trokitur te Hellas Verona për kartonin e tij dhe më të interesuar kanë qenë lacialët e Igli Tares. Futbollisti pritet të shitet në verë, pasi dhe klubi i tij aktual do që të përfitojë maksimalisht nga kartoni i Kumbullës.

Mbrojtësi shqiptar është i dyzuar. Ai do të largohet, por ende nuk ka ndarë mendjen se ku do të luajë sezonin e ri. Gjasat janë që Igli Tare të jetë i pari në garë duke ditur dhe origjinën e tij shqiptare.

Të fundit