Flash News

KRYESORE

Tare pikas një tjetër talent shqiptar, Lacio bën gati 12 milion euro

Tare pikas një tjetër talent shqiptar, Lacio bën gati 12 milion

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare ka shfaqur interes për mesfushorin e Salzbugut në Austri, Valon Berisha.

Sipas mediave italiane, paraqitjet e mira të mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës në ndeshjet e Ligës së Europës kundër Borusias së Dortmundit dhe Marsejës kanë bindur klubin se ai është lojtari i duhur për të rritur nivelin e ekipit.

Shifrat që flitet se mund të ofrojë Lacio për klub austriak është 12 milion euro, ndërsa duhet të fitojë konkurencën me ekipe, si: Liverpuli, Aston Vila dhe Borusia e Dortmundit.

Aktualisht, pjesë e Lacios është portiere Tomas Strakosha, ndërsa në të kaluarën me bardhekaltërit janë aktivizuar edhe portiere Etrit Berisha dhe mbrojtësi Lorik Cana.

Të fundit