Flash News

KRYESORE

Targat diplomatike, Konsujt e Nderit shpërfillin ultimatumin e Cakajt

Targat diplomatike, Konsujt e Nderit shpërfillin ultimatumin e Cakajt

Shumë nga Konsujt e Nderit të Shqipërisë nëpër botë kanë refuzuar të dorëzojnë targat diplomatike. Për këtë arsye, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Gent Cakaj.

“Një pjesë e konsujve të nderit nuk iu janë përgjigjur thirrjes së për të dorëzuar targat e diplomatike. Sot kemi patur një takim me ministrin e Brendshëm për të bërë të mundur tërheqjen e këtyre targave diplomatike”, deklaroi Cakaj në ‘Opinion’.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse targat diplomatike janë përdorur dhe për qëllime kriminale, ministri në detyrë tha: Nuk më takon mua për këtë. Unë kam ndërmarrë veprimet e mia administrative.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha se do të ketë një refromë dhe për pasaportat diplomatike. Sipas tij në Shqipëri janë lëshuar jashtë çdo standardi këto pasaporta, ndërsa numri i tyre është disa herë më i lartë se vendet më të fuqishme evropiane.

Të fundit