Flash News

KRYESORE

Tarifa e Rrugës së Kombit, habit ish-kandidati për deputet i PS: Në Kukës ka pak makina, prandaj taksa është e lartë

Tarifa e Rrugës së Kombit, habit ish-kandidati për deputet i PS:

Ish-kandidati për deputet në Qakun e Kukësit nën siglën e Partisë Socialiste, Safet Gjici ka komentuar protestën e banorëve kundër taksës per kalimin e mjeteve në Rrugën e Kombit.

Nga studioja e emisionit “Opinion”, Gjici habiti të ftuarit kur tha se në Kukës ka rreth 10 mijë makina dhe për këtë arsye është taksë e lartë. Sipas tij, nëse do të kishte më shumë makina, rrjedhimisht do kishte taksë më të ulët.

Pjesë nga diskutimi:

Gjici: Në Kukës ka 10 mijë makina, prandaj është taksa e lartë. Nëse do të kishte mbi 100 mijë makina atëherë taksa do të ishte shumë herë më e ulët.

 Bojaxhi: Pra, fajin e paskan kuksianët që nuk kanë shumë makina.

Gjici: Nuk e kisha këtu fjalën.

Bojaxhi: Ky ishte kuptimi i asaj që the…

Të fundit