Flash News

KRYESORE

Tarifa e Rrugës së Kombit, ministri i Kosovës letër Gjiknurit: Nuk mora përgjigje

Tarifa e Rrugës së Kombit, ministri i Kosovës letër

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë Pal Lekaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin shqiptar Qemal Minxhozi.

Përmes një postimi në facebook, Lekaj thekson se në takimin mes tyre u diskua për tarifën e vendosur nga qeveria shqiptare në Rrugën e Kombit dhe për letrën e dërguar ministrin të Energjitikës, Damian Gjiknuri, letër që sipas tij nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

“Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e rithkesova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është “Rruga e Kombit”.

Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.

Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë. Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm”, thekson Lekaj për takimin.

Më herët, bizneset e Kosovës kanë deklaruar se do të shmangin Rrugën e Kombit, në shenjë proteste për tarifën që sipas tyre është shumë e lartë në krahasim me standardin e jetesës.

Të fundit