Flash News

KRYESORE

Tarifa e “Rrugës së Kombit”, reagon ambasadori i Kosovës: S’u vumë në dijeni nga qeveria; të rishikohet!

Tarifa e “Rrugës së Kombit”, reagon ambasadori i

Ambasadori i Kosovës në Tiranë,  është shprehur i shqetësuar për tarifën e lartë të “Rrugës së Kombit”. Në një intervistë për “Report TV” Sylë Ukshini tha se tarifa që aplikohet në Rrugën e Kombit është e lartë dhe i kërkon qeverisë shqiptare ta rishikojë.

“Kishte informacione qysh dy vite që qeveria shqiptare po përgatitej për këtë proces, por që datën e hyrjes në fuqi dhe modalitetet e këtij vendimi, ne nuk i dinim. Në dhe qeveria jonë e morëm vesh nga mediat vendore. Në këtë pikë nuk është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Qeveria shqiptare është dashur të njoftojë ambasadën dhe qeverinë e Kosovës që njerëzit të dinë detajet e këtij vendimi. Autoritet shqiptare janë sovrane dhe mund të marrin një vendim të tillë, por duhej një njoftim dhe harmonizim paraprak. Ministri kosovar i infrastrukturës Pal Jaku ka kërkuar në mënyrë urgjente një takim me Gjiknuri për të gjetur modalitete të tjera për aplikimin e kësaj takse”, u shpreh ai.

Ukshini shton se taksa mund të jetë e nevojshme, por jo në këtë nivel, pasi dëmtohen qytetarët e Kosovës dhe do të ulen vizitorët.

“Uljen e tarifës dhe gjetjes së metodave më të mira të aplikimit. Njerëzit, kompanitë e bizneseve që kanë një qarkullim ditor, duhet gjetur një taksë mujore ose vjetore që të jetë më e leverdishme. Nëse ngelet kjo tarifë kaq e lartë, kostoja është e papërballueshme. Ne e dimë se nga Rrësheni në Milot rruga është e pa përfunduar. Sikur rruga të ishte e kompletuar dhe standarde dhe mund të justifikohej. Unë pata një takim me ministrin Gjiknuri dhe mora informacion se mirëmbajtja e rrugës është me kosto të lartë. Dy ministrat tanë duhet ta diskutojnë, Gjiknuri më shprehu gatishmërinë për takim produktiv për ta diskutuar. Kjo rrugë është porta e parë e kosovarëve. Nuk duhet të harrojmë që, nëse nuk ka komunikim, duke menduar që merrni këtë taksë, mund të humbisni, sepse bie numri i vizitorëve dhe bizneseve. Nga një anë duket se po merrni një taksë nga ana tjetër do të bjerë qarkullimi i bizneseve”, tha ndër të tjera ambasadori i Kosovës.

Sa i përket arrestimi i zyrtarit serb Marko Gjuriç, ambasadori u shpreh se sjellja e policëve nuk ishte e ekzagjeruar dhe se ishte provokim i Serbisë.

“Policia e Kosovës ka treguar durim dhe profesionalizëm. Gjuriç është një zyrtar serb që ka provokuar vazhdimisht por është një zyrtar që ka ditur në detaje modalitetet e marrëveshjes së Brukselit, ku merret një leje për të hyrë në Kosovë. Gjuriç nuk kishte leje. Sjellja që ka bërë Lista Serbe më pastaj dhe mënyra se si e kanë transmetuar mediat në Beograd, lë të kuptohet që kjo ngjarje ka qenë një provokim i Serbisë”, shtoi më tej Ukshini.

Të fundit