Flash News

KRYESORE

“Tarifa ndaj mallrave serbe nuk do të shfuqizohet“, Vuçiç: Deklaratat e Haradinajt, sinjal i keq për rajonin

“Tarifa ndaj mallrave serbe nuk do të shfuqizohet“,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot se deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se tarifa ndaj mallrave serbe nuk do të shfuqizohet derisa Beogradi ta njohë Kosovën është “lajm dhe sinjal i keq për tërë rajonin”.

Duke folur për mediat në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Vuçiç tha se Serbia është e fortë dhe do të “luftojë deri në fund”, raporton Radio Europa e Lirë.

“Ata mund ta bëjnë këtë dhe të mbesin edhe më tutje aleatët e afërt të dikujt” tha Vuçiç më tej.

Presidenti serb njoftoi se të mërkurën do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilën, siç ka thënë, do t'i kërkojë të ndihmojë Serbinë për disa çështje, përfshirë Kosovën.

Të fundit