Flash News

KRYESORE

Tarifa në ‘Rrugën e Kombit’, politologu Afrim Krasniqi: Politikanë të mazhorancës dhe opozitës u paguan nga firma

Tarifa në ‘Rrugën e Kombit’, politologu Afrim Krasniqi:

Politologu Afrim Krasniqi ka deklaruar se politikanë të opozitës dhe të mazhorancës janë përgjegjës njësoj për krizën e Kalimashit, ku qytetarët e Kukësit u ngritën dhe shkatërruan sportelet e tarifës në ‘Rrugën e Kombit’.

Në emisionin ‘Tonight’, Krasniqi tha se politikanët e të dyja krahëve janë paguar nga grupe dhe frima koncesionare që ka patur interes për vendosjen e tarifës në këtë rrugë.

“Të gjithë janë pjesë e gjësë së keqe që ka ndodhur. Ka politikanë të opozitës dhe mazhorancës që janë paguar nga grupe dhe firma që kanë patur interes”, tha Krasniqi.

Ai e konsideroi të turpshëm vendimin e qeverisë për të mos iu përgjigjur më shumë se 30 shkresave që i kanë mbërritur për këtë çështje.

Mimi Kodheli mesazh kolegëve: Është punë e qeverisë të mirinformojë publikun. Unë nuk kisha informacion për ‘Rrugën e Kombit’

Të fundit