Flash News

KRYESORE

Tarifa për Agron Tufën: u largua një mashtrues, një falsifikator i periudhës më të ndritur të Shqipërisë, LANÇ

Tarifa për Agron Tufën: u largua një mashtrues, një

"U largua një qytetar i padenjë i Republikës, i cili, të gjithë karrierën e tij akademike e profesionale e kishte ngritur mbi një mashtrim të madh. U largua një plagjiator, që vodhi studimet e të tjerëve dhe me to fitoi një gradë shkencore të pamerituar, të cilën Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit, për turpin e tyre, nuk ia hoqën. U largua një falsifikator i paskrupullt dhe i rrezikshëm i njërës prej periudhave më të ndritura të historisë sonë kombëtare, asaj të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. U largua një drejtues i padenjë i një institucioni”.

Ky është vleësimi i sociologut Fatos Tarifa pas largimit në Zvicër, ku ka kërkuar azil politik, të shkrimtarit Agron Tufa.

Në një intervistë për gazetën DITA, Tarifa ka sulmuar Tufën në një shkëmbim që nuk është i pari ndërmjet tyre. Kujtojmë se shkrimtari e kishte hedhur në gjyq sociologun dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë të së gazetës DITA, që njihet për linjën e saj të ekstremit të majtë dhe veneruese e diktaturës, si Sabit Brokaj, Spartak Braho, Arben Duka etj.

Të fundit