Flash News

KRYESORE

Tarifa për Rrugën e Kombit, Basha nga Durrësi i prerë: S’do lejojmë të zhbëhet arterja kryesore

Tarifa për Rrugën e Kombit, Basha nga Durrësi i prerë:

Nga Durrësi, atje ku është mbledhur opozita e bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha është sërish i qëndrimit se koncesioni i Rrugës së Kombit është i papranueshëm dhe korruptiv.

“PD nuk e pranon dhe opozita e bashkuar nuk e pranon. Nuk ka dhe nuk do të ketë një pengesë të ngritur me duar të korrupruara për të zhbërë arterien historike rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë. Të njëjtin fat e presin dhe koncesionet e tjera korruptive”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Kujtojmë që nga 17 shatori me vendim të qeverisë, do të aplikohet sërish tarifa për Rrugën e Kombit.

Të fundit