Flash News

KRYESORE

Tarifa për “Rrugën e Kombit”, Gjiknuri: Jemi të detyruar, abone për shoferët e linjave të përditshme; Haxhinasto: S'ramë kështu dakord

Tarifa për “Rrugën e Kombit”, Gjiknuri: Jemi të

Tarifa e re për “Rrugën e Kombit” është bërë kryefjalë e debatit në seancën e sotme në Kuvend. Opozita e ka kundërshtuar këtë vendim të qeverisë, pasi sipas tyre është shumë e shtrenjtë në raport me standardin ekonomik dhe tarifën për kilometër.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri ka reaguar për këtë çështje dhe sqaron se qeveria s’ka rrugë tjetër dhe buxhete shtesë për mirëmbajtjen e saj, sidomos në kushtet kur s’ka trafik.

“Një rrugë e tillë nuk ta kthen kurrë investimin. Përdoruesit e rrugëve do kontribuojnë që ta mirëmbajnë, këta përmendin perëndimin për gjera tjera, jo për këto lloj rastesh, më thoni një vend të perëndimit që s’paguan taksa rrugësh. S’ka formë tjetër të mirëmbash rrugët, s’ka buxhet, kjo është forma për ta patur këtë aset”, u shpreh Gjiknuri, i cili sqaroi se për shoferët e linjave do ketë lehtësira, duke i pajisur me një abone.  

Menjëherë pas fjalës së ministrit, replikoi deputeti i LSI, njëherësh ish-ministër i Infrastrukturës në mandatin e parë të qeverisë “Rama”, Edmond Haxhinasto. Ai thekson se tarifa është e shtrenjtë dhe projekti nuk ishte nisur në këtë formë.

“Ne kishim parashikuar një tarifë, por nën mesataren e rajonit. Çështja e tarifës ka të bëjë me tarifën për kilometër, rivlerësojeni edhe një herë. Banorët të përjashtohen nga taksa, përdoruesit e shpeshtë të kenë abone, duhen tarifa shumë më të ulëta se kaq”, u shpreh Haxhinasto.

Të fundit