Flash News

KRYESORE

Tarifat e rrugëve, reagon sërish ish-ministri i Brendshëm: Të paguhet, por sipas standardit të jetesës

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka reaguar sërish lidhur me debatin më të fundit në politikën dhe aktualitetin shqiptar, tarifat për rrugët me standarde.

Sipas Demiraj, i cili aktualisht ndodhet në Amerikë, tarifat është normale të paguhen, por duhen përllogaritur në bazë të standardit të jetesës.

Madje, Demiraj jep edhe një shembull se si në Amerikë, ka përshkruar një rrugë prej 2059 km dhe ka paguar vetëm 21, 25 $.

“Nga Troy, Michigan deri në Miami, Florida bëra 2059 km rrugë dhe pagova vetëm 21, 25 $. Sigurisht që për rrugë me standarde sigurie dhe distanca të tilla duhet paguar për mirëmbajtjen e tyre, por sipas standardit te jetesës së vendit. DD, Ph.D”, shkruan në facebook ish –ministri i Brendshëm, ndërsa poston edhe faturat përkatëse që ka paguar për këtë udhëtim të gjatë.

 

 

Të fundit