Flash News

KRYESORE

Tarifë shtesë për karburantet, për krijimin dhe menaxhimin e rezervës së sigurisë

Tarifë shtesë për karburantet, për krijimin dhe menaxhimin e

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj, e cila do të menaxhohet nga një agjenci dhe jo nga industria sikurse është sot.  Një projektligj i nxjerrë për konsultim me grupet e interesit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon pikërisht krijimin e kësaj rezerve që deri më sot nuk ka qenë asnjëherë e plotësuar dhe që është bërë shpesh kritikë në raportet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Por duket se bashkë me këtë nismë vjen edhe një tarifë shtesë që do të vendoset tek karburantet.  Në nenin 17 të projektligjit, ku përmenden metodat e financimit për agjencinë e dedikuar theksohet se Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1 të këtij neni. Shuma e tarifave mbi produktet energjetike hidrokarbure në lekë / litër ose leke / kg për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokarbure(ose e përbashkët për të gjitha kategoritë) sipas nenit 5, përcaktohet në bazë të nevojave të financimit për vitin fiskal përkatës për aktivitetin e agjencisë.

E njëjta gjë përmendet edhe në relacionin që shoqëron projektligjin :“Me qëllim financimin e krijimit, mbajtjes dhe menaxhimit të rezervave të sigurisë së naftës dhe nënprodukteve te saj, është parashikuar dhe vendosja e një tarifë për këtë qëllim. Kjo tarifë do të jetë pjesë e çmimit të karburanteve, e cila do të paguhet nga shoqëritë e tregtimit me shumicë.

Po kështu relacioni nënvizon se qëllimi i ligjit është sigurimi i sasisë së produkteve energjetike hidrokarbure, të cilat janë në dispozicion ose nën kontrollin e Këshillit te Ministrave dhe te cilat janë krijuar për te siguruar një nivel te larte te sigurisë se furnizimit ne vend, për te ruajtur sigurinë kombëtare, për te kryer detyrimet, te pranuara sipas marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për te garantuar jetese normale për popullin./ Monitor

Të fundit