Flash News

KRYESORE

Tashmë është zyrtare, Argjentina shkarkon trajnerin Sampaoli

Tashmë është zyrtare, Argjentina shkarkon trajnerin Sampaoli

Jorge Sampoali  nuk do të jetë më trajneri i argjentinës dhe këtë gjë e ka konfirmuar ditën e sotme Federata Argjentinase e Futbollit .

Sampaoli i cili drejtoi kombëtaren e Argjentinës në Botërorin e Rusisë, është shkarkuar nga detyra, duke u dëmshpërblyer me një shumë prej 2 mln eurosh.

Edhe pse pak ditë më parë u përfol se trajneri do të qëndronte, pas një takimi me presidentin Claudio Tapia, palët vendosën shkarkimin e tij.

Kontrata e Sampaolit ishte firmosur deri në vitin 2022 dhe gjatë drejtimit të Argjentinës ai arriti 7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje.

Ende nuk dihet se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në kombëtare, por tifozët ëndërrojnë Diego Simeone-n.

Të fundit