Flash News

KRYESORE

Tashmë është zyrtare, Gjermania do të presë "Euro 2024"

Tashmë është zyrtare, Gjermania do të presë "Euro

Mes Turqisë dhe Gjermanisë, të cilat ishin dy vendet aplikuese për të pritur kompeticionin më të madh Europian "Euro 2024", UEFA ka vendosur të përzgjedhë këtë të fundit, duke ia besuar gjermanëve organizimin e turneut që do të zhvillohet në vitin 2024.

Lajmi është konfirmuar nga organi më i lartë i futbollit Europian, Aleksandër Ceferin, i cili zbuloi ditën e sotme emrin e shtetit pritës.

Në votimin e kryer nga komiteti ekzekutiv i trupit drejtues të futbollit europian, Gjermania, e cila e ka pritur turneun në vitin e largët 1988, mori shumicën e votave, duke mposhtur kështu kandidaturën e Turqisë.

Në ceremoninë e mbajtur në Nyon të Zvicrës, Gjermania dhe Turqia ishin kandidatët e vetëm për të organizuar turneun e pas 6 viteve, ku do të marrin pjesë plot 24 ekipe.

Për Turqinë ky është dështimi i katërt për të marrë të drejtat e organizimit të eventit, pasi më parë ka qënë kandidaturë e EURO 2008, 2012 dhe 2016.

Të fundit