Flash News

KRYESORE

Tashmë zyrtare, mesfushori i Liverpool kryen vizitat mjekësore tek Juventusi

Tashmë zyrtare, mesfushori i Liverpool kryen vizitat mjekësore tek

Tashmë është bërë e ditur prej kohësh që futbollisti Emre Can, do t’i bashkohet ekipit të Juventusit.

Së fundmi, ai ka kryer edhe analizat mjekësore tek bardhezinjtë, dhe është gati për të firmosur kontratën e re.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë klubi italian me anë të një deklarate për shtyp.

“Emre Can ka kompletuar vizitat mjekësore tek Juventus në prag të transferimit të propozuar te Bardhezinjtë”, shkruhet në deklaratë.

Mesfushorit të Liverpool i mbaron kontrata me  klubin anglez më 30 qershor, dhe pritet t’i bashkohet torinezëve me parametra zero.

Të fundit