Flash News

KRYESORE

Task forca për zgjedhjet/ ISP: Qeveria do kontrollojë Qeverinë, koncept i pabesueshëm

Task forca për zgjedhjet/ ISP: Qeveria do kontrollojë Qeverinë,

Instituti i Studimeve Politike e konsideron vendimi e Këshillit të Ministrave për ngritjen e një Task Force për zgjedhjet lokale, si të vonuar dhe të ndikuar nga nevoja për të përmbushur vetëm formalisht përgjegjësitë e zgjedhjeve.

“Fushata zgjedhore nis me 30 maj, por të gjithë e dimë se fushata ka muaj që ka nisur, vetë partia në qeveri ka shpallur publikisht kandidatët e saj në shumë bashki dhe pjesa politike e shtetit është prej muajsh në fushatë elektorale. Ndaj, monitorimi vetëm 30 apo 45 ditor i fushatës, nuk përbën realisht monitorim të të gjithë procesit elektoral, por vetëm të fazës përmbyllëse të tij. Monitorimi serioz duhet të kishte filluar ditën kur Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin për datën e zgjedhjeve lokale”, thuhet në reagim.

ISP deklaron gjithashtu se “koncepti se qeveria kontrollon qeverinë në zgjedhje, është i pamjaftueshëm dhe mund të rezultojë i pabesueshëm.”

“Task Force ka krijuar një mekanizëm përbërje të plotë ekzekutive, me tre zyrtarë të tjerë që kanë produkt i vendimmarrjes të mazhorancës dhe me katër zyrtarë që përfaqësojnë institucione. Brenda formulës së saj nuk ka asnjë mekanizëm përfaqësimi të grupeve të organizatave të shumta të shoqërisë civile dhe as hapësirë për shprehjen e mendimeve / adresimeve të tyre. Bazuar në modelet e vendeve të tjera, që e kanë aplikuar vite përpara Shqipërisë këtë model, kjo çështje duhej të konsiderohej”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Të fundit