Flash News

KRYESORE

Tatimet: 443 tatimpagues nuk kanë deklaruar punonjësit, vlera e shkeljeve rreth 42.2 milionë lekë

Tatimet: 443 tatimpagues nuk kanë deklaruar punonjësit, vlera e

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se një nga qëllimet kryesore të planit të masave është edhe garantimi i respektimit nga ana e tatimpaguesve të detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes, me kohë të plotë apo të pjesshme.

“Referuar të dhënave të DPT-së, gjatë periudhës 28 maj -12 gusht 2018, janë evidentuar 443 tatimpagues me punonjës të padeklaruar në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Si pasojë e masave që u morën nga Administrata Tatimore rezulton se 2,792 punonjës u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhën e marrë në analizë”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Tatimeve nën të ditur se në total vlera e shkeljeve për punonjësit e padeklaruar, për këta tatimpagues, është rreth 42.2 milionë lekë.

Të fundit