Flash News

KRYESORE

Tatimet bllokojnë bizneset në Vlorë, Denaj: Kontrollet të zhvillohen natën

Tatimet bllokojnë bizneset në Vlorë, Denaj: Kontrollet të

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj u shpreh sot nga Lungomare se në Vlorë janë inspektuar 19 subjekte. Sipas saj dy prej tyre janë kapur me shkelje dhe janë bllokuar, pasi nuk kanë qenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Gjithashtu është penalizuar një subjekt për moslëshim kuponi, i cili u gjobit në  masën 50,000 lekë, sipas legjislacionit në fuqi.

“Kemi inspektuar gjithë zonën e bregdetit deri në Orikum dhe do të vazhdojmë me verifikimet. Shpresoj që të kemi rritur ndërgjegjësimin e bizneseve dhe për këtë flasin edhe shifrat. Sikundër e kemi nënvizuar gjithmonë qëllimi ynë nuk është vetëm kryerja e verifikimeve në terren, por edhe ndërgjegjësimi. Përgjegjësia e biznesit është përgjegjësia e kërkuar për të respektuar ligjin dhe për të qenë në mbrojtje të konsumatorit”, tha ministrja Denaj.

Ministrja kërkoi nga strukturat e Hetimit Tatimor që të vijohet me inspektime më të shpeshta, në të gjithë bregdetin jugor, duke filluar nga Divjaka deri në Ksamil, kryesisht natën në oraret ku aktiviteti ekonomik është më i lartë.

“Unë mendoj se kemi akoma shumë punë për të bërë, për të inspektuar të gjithë zonën deri në fund. Shpresojmë që të kemi zero gjetje, zero kupona në shkelje të ligjit dhe mbi të gjitha të kemi regjistrime të plota. Kërkoj që të ketë inspektime edhe natën, pasi ka më tepër klientelë dhe ka propabilitet më të lartë për shkelje të ligjit” tha ministrja.

Të fundit