Flash News

KRYESORE

Tatimet bllokojnë të tjera hotele në jug të vendit

Tatimet bllokojnë të tjera hotele në jug të vendit

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, njofton se ka vijuar kontrollet në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik.

Referuar të dhënave të kësaj strukture, inspektorët gjatë ushtrimit të kontrolleve kanë konstatuar subjekte që kanë qenë të paregjistruar në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor.

Në njoftim bëhet e ditur se janë bllokuar 9 subjekte

- Për subjektin Stavri Ndreca, me vendndodhje në rrugën Sarandë – Bistricë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Hasie Bani, me vendndodhje në rrugën Sarandë – Gjirokastër, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Ridvan Malaj, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Lonidha Manaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Irineos Bello, me vendndodhje në Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Dionis Likoka, me vendondodhje në Borsh, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Vasilika Lapaj, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Thimjo Gjinuci, me vendndodhje Himarë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Artjon Nika, tregti me shumicë dhe artikuj të ndryshëm, me vendndodhje Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

 

Të fundit