Flash News

KRYESORE

Tatimet, gjoba marramendëse bizneseve, deri 80 mijë dollarë. Mbi 5600 sekuestro pronash...

Tatimet, gjoba marramendëse bizneseve, deri 80 mijë dollarë. Mbi

Çmenden tatimet. Mijëra prona të sekuestruara, gjoba e kamatvonesa katastrofike mbi bizneset. në vend të lehtësimit, tatimet kanë shkatërruar bizneset.  Masa shtrënguese për të shlyer detyrimet ndaj subjekteve debitorë është sekuestro. Për vitin ka vendosur 5.660 sekuestro ndaj pasurive të subjekteve debitore.

Vjelja e detyrimeve për një total prej 1 miliardë lekësh është bërë e mundur përmes këtyre sekuestrimeve. Afërisht 10 milionë dollarë, ndërkohë që shuma totale e tyre vlerësohet rreth 90 milionë dollarë.

Të dhënat vijnë përmes treguesve zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas të cilave numri total i urdhër sekuestrimeve deri në vitin 2016 ka arritur në më shumë se 38 mijë.

Një numër kaq i madh masash shtrënguese shpjegon edhe numrin shumë të lartë të padive gjyqësore të ngritura nga bizneset në drejtim administratës tatimore.

Në një raport zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, shkruhet se aktualisht ka arritur në 426 numri i bizneseve që kanë paditur administratën tatimore për vlerësime, gjoba apo kamatvonesa të padrejta.

Shfuqizimi i vlerësimeve tatimore të kryera nga Drejtoritë Rajonale është edhe motivi kryesor për të cilën bizneset i drejtohen gjykatës. Sipas bizneseve, këto vlerësime janë joreale, duke u shoqëruar edhe me gjoba e kamatvonesa të kripura.

Nga zbardhja e padive, bie në sy se gjobat më të ulëta të kontestuara arrijnë vlerën e 1 milionë lekëve, por ka edhe kompani të cilat penalitetet bashkë me kamatvonesat u arrijnë deri 9 milionë lekë, afërisht 80 mijë dollarë.

këta masa drastike kanë shkatërruar mijëra biznese e vende pune. Me siguri furtuna e radhës e kryeministrit do jenë Tatimet…

Të fundit