Flash News

KRYESORE

Tatimet gjobisin bizneset me 45 milionë lekë, cilat janë shkeljet që evidentuan  

Tatimet gjobisin bizneset me 45 milionë lekë, cilat janë shkeljet

Hetimi tatimor ka kryer kontrolle të befta në mbi 4 mijë biznese në të gjithë vendin.

Nga kontrolli ata kanë evidentuar gjatë muajit tetor një sërë shkeljesh si moslëshim të kuptonit tatimor, mosinstalimit të pajisjes fiskale, dispononim mallrash pa dokumentacion tatimor etj.. Në këto kushte, tatimet i kanë gjobitur me 45 milionë lekë.

Njoftimi nga Drejtoria e  Hetimit Tatimor

Drejtoria e Hetimit Tatimor përfundoi zbatimin e planit të masave për muajin tetor, qëllimi i të cilit ishte parandalimi, ndërgjegjësimi, evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë në fushën e tatim-taksave.

Nga strukturat e specializuara të Hetimit Tatimor u ushtruan kontrolle në 4,170 subjekte, nga të cilat 1,422 u konstatuan me shkelje. Vlera e penalizimeve për këto subjekte është rreth 45 milionë lekë.

Ku më kryesoret renditen si më poshtë:

18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu janë bllokuar ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë);

335 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë);

344 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor;

163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, ndër të cilët 32 janë me përgjegjësi tatimore “biznes i vogël” dhe 131 subjekte me përgjegjësi tatimore “biznes i madh”;

106 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së;

74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.Plani operacional u zbatua në subjektet që ushtrojnë veprimatari ekonomike në qendrat e qyteteve: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë, si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin.

Të fundit