Flash News

KRYESORE

Tatimet nuk i binden Ramës, refuzojnë të rikthejnë në punë ish-punonjësin

Tatimet nuk i binden Ramës, refuzojnë të rikthejnë në

Fundjavën e kaluar, kryeministri Edi Rama ishte në Berat në turin e Llogaridhënies publike. Në një prej këtyre takimeve, një prej qytetarëve ngriti shqetësimin për largimin e padrejtë nga puna në Drejtorinë e Tatimeve, ku shërbeu për 10 vite.

Emisioni ‘BOOM’, ishte në Berat dhe takoi Artan Spahiun, por ai tha se pavarësisht premtimit të kryeministrit nuk është rikthyer në punë.

Ai tha se pas largimit nga puna, gjykata i ka dhënë të drejtë dhe ka detyruar Drejtorinë e Tatimeve që t’i japë 14 paga si dëmshpërblim.

Ndërkohë, drejtoria e Tatimeve në Berat shprehen se vendim e merr Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë, vetëm ajo mund të vendosë për rikthimin e tij në punë.

Në përgjigjen me sms që zyra e kryeministrit i ka kthyer zotit Spahiu shprehet se "Verifikuam letrat dhe gjykata të ka dhënë pagat dhe jo vendimin për rikthimin në punë, ku pas marrjes se pagave do të përbente shkelje ligjore. Të përshëndes"

Por ky sqarim qe jep zyra e kryeministrit bie ndesh me premtimin qe vetë kryeministri ka bërë pasi ai i tha: ‘Mire ke bërë qe ke marrë disa rroga, tani do te rikthehesh edhe ne pune’.

Të fundit