Flash News

KRYESORE

Tatimet publikojnë listën, këto janë drejtoritë me numrin më të lartë të të punësuarve

Tatimet publikojnë listën, këto janë drejtoritë me

Drejtoria e Tatimeve njofton se për periudhën 22 qershor–6 gusht 2018 numri i të punësuarve të rinj ishte 18,890, kjo referuar të dhënave të gjeneruara nga “Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtaz, si dhe të larguarve nga puna”.

Punësimet e reja i referohen kryesisht zonave bregdetare si pasojë e sezonit turistik.

“Këto shifra i përkasin Drejtorive Rajonale Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, dhe Sarandë, ku zhvillohet kryesisht aktiviteti i turizmit dhe reflektojnë punën e përditshme, që administrata tatimore po bën për të ndërgjegjësuar të gjitha subjektet që operojnë në këto zona, në lidhje me detyrimet ligjore.

Drejtoria me numrin më të lartë të punësimeve të reja është e ajo e Durrësit me 7,657, e ndjekur nga DRT Vlorë me 4,200, DRT Sarandë me 2,641, DRT Shkodër me 2,238 dhe DRT Lezhë me 2,154”, njofton Drejtoria e Tatimeve.

Gjithashtu, kjo drejtori bën të ditur se rreth 370 tatimpagues janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, të cilët u përfshinë në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si pasojë e kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj periudhe nga strukturat përkatëse.

 

Të fundit