Flash News

KRYESORE

Tatimi mbi pagat/ As Braçe e as Ahmetaj, mbetet në fuqi vendimi i Ramës; deputeti i PS-së refuzon drejtimin e mbledhjes

Tatimi mbi pagat/ As Braçe e as Ahmetaj, mbetet në fuqi vendimi i

Deputetët e Partisë Socialiste në komisionin e Ekonomisë, kanë vendosur të mos e ndryshojë tatimin mbi pagën. Por për të mbërritur deri këtu ka pasur edhe përplasje mes socialistëve të cilat u evidentuan edhe më shumë gjatë ditës së stome.

Deputeti Erion Braçe kishte propozuar që kufiri i pagave të tatueshme të rritej nga 300 mijë lekë që është aktualisht, në 400. Propozimi duhej të diskutohej sot në Komisionin e Ekonomisë por një gjë e tillë nuk ndodhi, madje as nuk ishte pjesë e rendit të ditës çka tregon se nuk ishte marrë parasysh.

Duket se ky vendim nuk është pritur mirë nga Erion Braçe i cili u paraqit me vonesë në mbledhjen e komisionit, ndërsa ajo u drejtua nga Sekretari Anastas Angjeli.

Nga ana tjetër, ministri i Financave, Arben Ahmetaj kishte propozuar që tatimi mbi pagat të shtrihej deri tek pagat 130 mijë.

Por asnjë prej dy propozimeve nuk është miratuar. Deputetët socialistë vendosën që tatimi mbi pagën të mbetet i pandryshuar.

Në fakt një gjë të tillë e kishte pohuar kryeministri Edi Rama disa javë më parë në një studio televizive, ku tha se pavarësisht debateve tatimi mbi pagën nuk do ndryshojë.

Të fundit