Flash News

KRYESORE

“Tatimi mbi të ardhurat”, Presidenti Meta kthen ligjin në Kuvend: Dy nene bien ndesh me Kushtetutën

“Tatimi mbi të ardhurat”, Presidenti Meta kthen ligjin në

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, me qëllim rishqyrtimin e nenit 9 dhe nenit 11 të këtij ligji.

Presidenti i Republikës, vlerëson se nenet 9 dhe 11 të ligjit nr. 94/2018, nuk janë në përputhje me parashikimet e Kushtetutës dhe krijojnë një trajtim jo të barabartë të shtresave të ndryshme të shoqërisë dhe të biznesit. Për këto arsye, ky ligj duhet kthyer në Kuvend, me qëllim rishikimin e këtyre dy neneve, mbështetur në argumentet e renditura si më poshtë.

Së pari, neni 9, i ligjit nr.94/2018, bie në kundërshtim me parimin kushtetues të “barazisë përpara ligjit” dhe me paqartësinë e përmbajtjes së tij krijon pasiguri juridike për aplikimin e tij në praktikë.

Së dyti, neni 9 i ligjit nr.94/2018, është në kundërshtim të hapur me parashikimet e nenit 155 të Kushtetutës, i cili ndalon trajtimin fiskal preferencial me efekt prapaveprues.

Së treti, neni 11, i ligjit nr. 94/2018, bie ndesh me parashikimet e nenit 84 pika 3 të Kushtetutës, përsa i takon afatit të hyrjes në fuqi të ligjit.

Së fundmi, në një vlerësim dhe analizë më të përgjithshme të kuadrit fiskal, ky ligj përmbys sistemin dhe barazinë fiskale, duke e kthyer atë nga progresiv në regresiv, sepse favorizon ndjeshëm shtresën më të pasur të shoqërisë. Sipas këtij ligji kush fiton apo ka fituar më shumë, do të paguajë më pak.

NJOFTIMI I PLOTË I PRESIDENCËS:

Të fundit