Flash News

KRYESORE

Taulant Balla: Edi Rama meriton respektin e të gjitha grave

Taulant Balla: Edi Rama meriton respektin e të gjitha grave

“Edi Rama meriton të gjithë respektin e të gjitha nënave, grave dhe motrave.” Kështu u shpreh sot Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, teksa fliste për vendimin e qeverisë për të mbyllur pikat e basteve dhe kazinove elektronike në zonat e banuara.

Ndër të tjera, Balla e konsideroi vendim të duhur mbylljen e basteve, të cilat në fakt u shtuan në mënyrë masive pas vitit 2015-të.

Deputetët e mazhorancës do të votojnë sot projektligjin e shumë debatuar për mbylljen e këtij biznesi në qytetet shqiptare.

Të fundit