Flash News

KRYESORE

Taulant Balla flet me kompetencë: Dosja 339 është flluskë sapuni

Taulant Balla flet me kompetencë: Dosja 339 është flluskë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëron se dosja 339 nuk përmban asnjë informacion të rëndësishëm që fakton blerjen e votave në zgjedhjet e përgjitshme të 2017-es.

Në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Balla shtoi se është zbuluar vetëm një përgjim mes dy personave, që zgjat 3 minuta.

“Opozita është kapur pas dy flluskave të sapunit. Dosja 339 në 3500 orë dalin dy biseda... 3 minuta mes dy personave”, deklaroi Balla që iu shmang disa here pyetjes për dosjen tjetër, 184.

Balla nuk deklaroi se kush ia ka dhënë këto informacione, ndërsa hodhi sërish akuza për Partinë Demokratike se ka frikë nga Reforma në Drejtësi. Partia Demokratike pretendon se në dosjen 339 janë të përfshirë eksponent të lartë të PS-së, që vërtetojnë se zgjedhjet e përgjitshme të 2017 ishin të blera.

Të fundit