Flash News

KRYESORE

Taulant Balla flet për aleanca, tregon me kë do të jetë në koalicion Partia Socialiste

Taulant Balla flet për aleanca, tregon me kë do të jetë

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH-it, në kampin veror në Jalë.

Gjatë fjalës së tij Balla u tha se kjo ka qenë një prej fushatave zgjedhore më të vështira, por shtoi se pavarsisht se PS ka marrë 74 mandate nuk do të qeverisë vetëm. Balla tha para të rinjve se PS do të bëjë aleanca dhe koalicion, por me njerëzit e zakonshëm.

“Partisë Socialiste fitoi 74 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, duke hapur një etapë tjetër të zhvillimit të Shqipërisë. Ne i kërkuam popullit që të na jepte një mandat që të qeverisnim vetëm, por kjo nuk do të thotë që ne do qeverisim vetëm, do jemi përsëri në aleancë, në koalicion, por tashmë në aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, tha Balla.

 

Të fundit