Flash News

KRYESORE

Taulant Balla flet për njohjen me Edmond Begon: Ka kontribuar për një xhami në zonën time; udhëtimi që kam bërë me të

Taulant Balla flet për njohjen me Edmond Begon: Ka kontribuar për

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për njohjen e tij me Edmond Begon, personi i cili rezulton i dënuar nga autoritetet italiane.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Balla ka treguar njohjen me biznesmenin në fjalë.

“Në fund të 2014-s, fillim i 2015-ës, e kam njohur për herë të parë.

Ka kontribuar për një xhami në zonën time. Si kontribuues në atë xhami e kam falënderuar dhe prej atij momenti, kemi pirë kafe në lokalin e këtij personi”, u shpreh Balla.

Më tej, i pyetur nëse ka udhëtuar jashtë vendit me Begon, Balla tha se mbante mend vetëm një rast kur ai së bashku me biznesmenin në fjalë dhe disa persona të tjerë udhëtuan për në Danimarkë për të ndjekur ndeshjen e Shqipërisë.

“Bashkë me dy kolegë të tu gazetar(i drejtohet Fevziut), bashkë me personin, bashkë me një grup personash ka qen dhe ky person me ne kemi shkuar të shikojmë ndeshjen e Shqipërisë në Danimarkë”, tha Balla.

Të fundit