Flash News

KRYESORE

Taulant Balla i kërkon 1 milion lekë Salianjit për shkaktim të dëmit moral

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njofton se ka paditur për shpifje deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianjin.

Në padinë e depozituar në gjykatën e Tiranës, Balla kërkon nga Salianji 1 milion lekë dëmshpërblim për shkaktim të dëmit moral.

Padia u dorëzua pas deklaratave të bëra ditën e djeshme nga Salianji i cili tha se Balla ka udhëtuar 25 herë jashtë shtetit me shtetasin Edmond Bega.

Postimi i plotë i Taulant Ballës

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT🖌📖

Shenim: Sipas ligjit papagalli mban pergjegjesi per ate qe thote. Keshtu qe edhe papagalli Luciano do te paditet neser per shpifjen e sotme. Ndersa pyetja qe kam per ata qe e publikojne kete shpifje: Cfare ju kushton te vertetoni se numrat e fluturimeve te shpifjes ne fjale, jane avione linje, jane fluturime zyrtare? Apo ndonje ka merak se mos i bie audienca po nuk beri papagallin e papagajve, duke shperndare “fake-news”?

 

 

Të fundit