Flash News

KRYESORE

Taulant Balla i kundërpërgjigjet Robert Ndrenikës: Jeni mish për top. Ne nuk bojkotojmë Kuvendin

Taulant Balla i kundërpërgjigjet Robert Ndrenikës: Jeni mish

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kritikave të aktorit Robert Ndrenika, të bëra sot në mbledhjen e Komisionit të Edukimit.

Ndrenika kritikoi bojkotin e deputetëve socialistë në mbledhje, ku u diskutua për fatin e Teatrit Kombëtar, por sipas Ballës, mbledhja ishte thirrur në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Ai thotë se PS nuk bojkoton Kuvendin, ndërsa paralajmëron aktorët se po përdoren mish për top nga opozita, në kauzën e tyre për mbrojtjen e godinës së teatrit.

Aktorët letër të hapur Ruçit e Metës, ultimatum Kumbaros: Keni afat deri të premten, ose do uzurpojmë godinën

Reagimi i Taulant Ballës:

I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit. Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts.

Të fundit