Flash News

KRYESORE

Taulant Balla i PS takohet me delegacionin e Partisë Komuniste Kineze: Do firmosim memorandum bashkëpunimi midis dy partive

Taulant Balla i PS takohet me delegacionin e Partisë Komuniste Kineze: Do

Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të Shqipërisë me Kinën nuk janë në ato nivele të larta siç ndodh me shtetet e tjera të rajonit tonë, ndërkohë që socialistët shqiptarë po përpiqen të thellojnë bashkëpunimin me komunistët kinezë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një takimi me delegacionin e Partisë Komuniste Kineze, theksoi se për partinë e tij është i rëndësishëm forcimi i dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet: në atë qeveritar, parlamentar, ekonomik, akademik, kulturor dhe në të gjitha fushat me interes reciprok.

Gjatë takimit me delegacionin e kryesuar nga Shen Beili, zëvendës-ministre në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Balla tha se dy vendet gëzojnë marrëdhënie miqësore dypalëshe dhe tradicionale.

“Aktualisht ekziston një klimë shumë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave në nivele të lartë”, nënvizoi Balla.

Në përfundim të takimit palët ranë dakord për fillimin e një komunikimi intensiv dypalësh, i cili do të konkretizohet në një Memorandum Bashkëpunimi midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Komuniste të Kinës.

Në këtë takim Balla shoqërohej nga të gjithë anëtarët e Sekretariatit të Partisë Socialiste.

Të fundit