Flash News

KRYESORE

Taulant Balla për arrestimin e Dashamir Xhikës dhe marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës: E qartë se pse dje Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zinte vendi

Taulant Balla për arrestimin e Dashamir Xhikës dhe marrjen në

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar për arrestimin e Dashamir Xhikës dhe marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, për çështjen CEZ.

Sipas Bashës, kjo është arsyeja përse Sali Berishën, Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën nuk i zinte vendi dje në Kuvend.

“Sa herë që në Kuvend të ketë një votim për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe sa herë drejtësia do të veprojë, nga aleanca PD&LSI do të kemi të njëjtën sjellje. Këtë hall ne nuk ua zgjidhim dot”, shprehet Balla.

A do shtrihen hetimet për Tiranë-Elbasan deri te ‘peshqit e mëdhenj’? Deputetët e PS i dhanë Xhikës 35 mln dollarë kur ishte nën akuzë

Reagimi i plotë:

Sot është edhe më e qartë se pse dje Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zinte vendi. Edhe kur dolën nga salla e Kuvendit, nuk dinin ku të shkonin e nga t’ia mbanin.

Siç njoftojnë mediat, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për drejtësinë dhe gjuetinë e “peshqve”. E dëgjova në media edhe reagimin e djalit të Sali Berishës: është e njëjta sjellje tipike, sa herë që Prokuroria merr në pyetje sojin e këtyre. Lulzim Basha fshihej me raporte mjekësore se gjoja ishte sëmurë; njëlloj dhe ky, shkon natën e fshehurazi. Kur je i “pastër” dhe i “pafajshëm”, pse shkon natën?! Shko ditën për diell! Dhe hiq dorë nga intimidimi i Prokurorisë me etiketime politike.

E djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për zbardhjen e korrupsionit shumë vjeçar të rrugëve të lëna rrugëve. Dy drejtorët e përgjithshëm të ARRSH, përfaqësues të LSI-së dhe të PD-së, sot janë nën arrest.

Sa herë që në Kuvend të ketë një votim për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe sa herë drejtësia do të veprojë, nga aleanca PD&LSI do të kemi të njëjtën sjellje.

Këtë hall ne nuk ua zgjidhim dot.

Të fundit