Flash News

KRYESORE

Taulant Balla përpiqet ‘të pastrojë biografinë’: Nuk kam kënduar për Enver Hoxhën

Taulant Balla përpiqet ‘të pastrojë biografinë’:

Vijojnë replikat mes deputetëve Taulant Balla dhe Albana Vokshi që kanë nisur që prej mesditës së sotme kur deputetja e PD denoncoi skandalin me vjedhjen e tokës së Teatrit Kombëtar.

Balla e kërcënoi Vokshin me padi penale, ndërsa demokratja iu kundërpërgjigj me publikimin e një video të vjetër ku pretendohet se shfaqet deputeti socialist kur ishte fëmijë dhe i këndonte diktatorit Enver Hoxha.

Për këtë video, Balla ka reaguar në orët e mbrëmjes duke sqaruar se fëmija në video nuk është ai, por dy persona të tjerë nga zona e Prrenjasit.

“Këta nuk paskan as turp kur gënjejnë gjithë ditën dhe as minimumin e dinjitetit njerëzor. Si ka mundësi që as nuk skuqen dhe as kërkojnë ndjesë kur gënjeshtra u del në publik. Por në respekt të publikut, po sqaroj se një këngë në festivalin e Gjirokastrës për diktatorin nuk është kënduar kurrë nga unë por nga dy nxënës të asaj kohe nga zona e Prrenjasit të cilët quhen A.Belba dhe A. Omeri”, shkruan Balla.

Të fundit