Flash News

KRYESORE

Taulant Balla: Pse zgjedhjet nuk mund të shtyhen siç ndodhi në 2017-ën

Taulant Balla: Pse zgjedhjet nuk mund të shtyhen siç ndodhi në

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ripërsëritur qëndrimin e mazhorancës se nuk pranon shtyrje të zgjedhjeve lokale, të parashikuara për t’u zhvilluar në 30 qershor. Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Balla tha se precedenti i zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës nuk mund të përdoret për këto zgjedhje, pasi para dy vitesh shtyrja ishte vetëm me një javë dhe brenda afatit të Kushtetutës.

“Rasti i 2017-ës me shtyrjen një javë ishte brenda afatit Kushtetues, brenda afatit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Ndërsa 30 qershori është afati i fundit i përcaktuar nga ligji dhe këtu mbaron gjithçka. 30 qershori është i panegociueshëm. Ne e kemi thënë që gatishmëria jonë është që të futet PD në zgjedhjet e 30 qershorit. Kaq”, u shpreh Balla.

Deputet i PS kritikoi edhe protestat e opozitës pasi, sipas tij, po ndikojnë negativisht në imazhin e Shqipërisë.

Ndërkohë që PS po shkon drejt hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, opozita po shton presionin me protestat kombëtare. PD dhe LSI nuk kanë pranuar të regjistrohen për zgjedhje dhe nuk do e bëjnë përsa kohë kryeministër është Edi Rama, largimin e të cilit e ka vendosur kusht për zgjidhjen e krizës.

Të fundit