Flash News

KRYESORE

Taulant Balla tallet me deputetët e rinj: Më pëlqen grinta juaj

Taulant Balla tallet me deputetët e rinj: Më pëlqen grinta juaj

Prej disa javësh, deputetët e rinj, që kanë marrë mandatet pas largimit nga Kuvendi të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, po vendosen në rresht nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili u lexon çdo minutë rregulloren sipas interpretimit të tij dhe nuk i lejon të replikojnë me ministrat.

Deputetët që duken si ‘nxënës të dobët’ përballë mësuesit me stil komunist, Gramoz Ruçi, u duhet të durojnë në sallën e Kuvendit edhe talljet e Taulant Ballës, kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Më pëlqen grinta e deputetëve të rinj dhe shpresoj që ky do të jetë modeli i ri i një opozite funksionale”, u shpreh Balla nga foltorja. Edhe Balla, ashtu siç ka bërë gjatë këtyre javëve, nisi t’u mësojë deputetëve të rinj se si duhet të zhvillojnë interpelancat me ministrat.

Të fundit