Flash News

KRYESORE

Taulant Balla thotë se mbështet amendamentet e PD: Unë nuk kam frikë nga vettingu në politikë

Taulant Balla thotë se mbështet amendamentet e PD: Unë nuk kam

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehet se e mirepret propozimi i Partisë Demokratike për të berë vetting edhe ne politikë, i cili synon largimin e figurave të korruptuara dhe garantimin e një qëverisje pa ndikimin e krimit të organizuar.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Balla i përgjigjet edhe deputetit Edmond Spaho, i cili pohoi se Rama dhe deputetët socialist  nuk do ta pranonin një iniciativë të tillë, pasi kanë lidhje me grupet kriminale.

“I dashur Mondi, lexova reagimin tënd ku akuzoje Ramën se ka refuzuar këtë të Vettingut! U habita e desha të pyes njëherë se mos është lajm i rremë, se Rama e tha qartë që jemi shumë dakord. Madje ai më ngarkoi mua të komunikoj nesër me ty për të mësuar më shumë mbi idenë që keni për këtë nismën e Vettingut të politikanëve. Sepse nga teksti nuk kuptohej asgjë konkrete si e ka idenë Luli, madje mëshumë dukej si tekst kundër Reformës në Drejtësi, se sa për thellimin e Vettingut. Ne nga ana jonë jemi gati dhe jam në dispozicion. Taulanti”, pohon Balla.

Të fundit