Flash News

KRYESORE

Taulant Balla zbulon në fund të mbledhjes tradhtarin brenda PS: Vangjush, ka rregulla partia; do marrim masa

Taulant Balla ka zbuluar në fund të mbledhjes së Asamblesë së PS se brenda strukturave ekziston një tradhtar. Balla tha se ky person, emrin dhe funksionin e të cilit nuk e bëri të ditur, ka punuar për një tjetër parti në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai paralajmëroi marrjen e masave disiplinore.

“Dua t’ju informoj se kemi filluar procedurat e marrjes të masave disiplinore për një anëtar të Asamblesë Kombëtare, i cili gjatë fushatës elektorale nuk ka dhënë kontribut për forcën tonë politike. Në mbledhjen e radhës do të informoheni për një raport nga struktura e PS përkatëse dhe do të ftoj Asamblenë të votojë raportin. Ka punuar për një forcë tjetër politike”, u shpreh Balla.

Pas kësaj deklarate ka reaguar në sallë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, por Balla i është përgjigjur menjëherë: “Ka rregulla Vangjush partia.”

Zgjedhjet lokale të 2019-s, Edi Rama i prerë me kryebashkiakët: Ky është kushti themelor nëse doni të rikandidoni

Balla flet për një situatë gri brenda Partisë Socialiste: Na kanë mbetur edhe 200 ditë...

Të fundit