Flash News

KRYESORE

'Taulant mos më rri ferrave, thuaj Ramës, Lulit e Monikës', Murrizi 'thumbon' palët për Reformën Zgjedhore: Zbrisni me këmbë në tokë

'Taulant mos më rri ferrave, thuaj Ramës, Lulit e

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Myslim Murrizi është ndalur te marrëveshja për reformën zgjedhore. Ai ju ka bërë thirrje palëve të reflektojnë e të bien dakord për një marrëveshje e të mos i tremben. Murrizi theksoi se është koha të lihen mënjanë pazaret e palët të qëndrojnë me 'këmbë në tokë'.

"Ju faleminderit të nderuar kolegë. Halli i madh i kësaj salle kanë qenë tenderat. Janë firmosur para publike.

Do doja që sot në raport të ishte kryetarja e agjensisë të prokurorimeve publike por e shkarkuat sepse patë që po prevalonte. Kam raportin e KLSH përpara që thotë për 2018 dhe 2019, 2853 tenderat i kanë bërë këta.

Ky është një teatër e mos na i shisni. Rruga e Kombit s' ka bërë vezën e kuqe. Trau më i madh është trau që kërkoni ti vini shqiptarëve në kutinë e votimit. Ai tjetri thotë ka ardhur koha për rrotacion se u mërzitëm.

Taulant ku më je mçef hajde këtu mos më rri ferrave. Ha darka e dreka me kë të duash. Thuaj e Ramës, e Lulit e Monikës. Kur keni qenë në këtë sallë keni bërë ligjin si keni pasur qejf. Ju nuk i ndatë partitë e vogla i pretë në besë. Prit se po i shtyni zgjedhjet. Pse iu trembeni marrëveshjes insitucionale? Ne ju themi marrëveshje, jo pazar. Çfarë keni këruar? Është bërë sport popullor hapja e listave. Shqiptarët nuk po i lini as të shajnë në fletën e votimit. Ju keni thënë shkoni votoni po për çfarë të votojnë? Koha për pazare s'do të jetë e qetë. Zbrisni me këmbë në tokë", tha Murrizi.

Të fundit