Flash News

KRYESORE

Taulant Muka kërkon pjesëmarrje në protestën e nesërme: Dilni për të kërkuar siguri për rininë shqiptare

Taulant Muka kërkon pjesëmarrje në protestën e nesërme:

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka kërkon nga qytetarët shqiptarë që t’i bashkohen protestës së nesërme, që do të organizohet në Tiranë. Në reagimin e tij, Muka thekson se në protestë nuk duhet të dilet për politikanët e korruptuar, por “për t’i thënë kësaj qeverie që ne shqiptaret reagojmë dhe nuk e duam më një qeveri kakistokratësh.”

Ai thotë se në protestë duhet të kërkuar siguri për rininë shqiptare, ndërkohë që çdo qytetar duhet të mbajë në duar pankartën: “burg për politikanët shqiptarë!”

Reagimi i Taulant Mukës:

Nese do isha ne Tirane, do vija patjeter ne proteste neser! Nuk do dilja per Saliun, Bashen apo Moniken! Jo jo, ata per mua jane politikanet me te korruptuar qe Shqiperia ka patur ndonjehere, se bashu me Edi Ramen dhe Rilindjen! Do dilja me pankarta: burg per 140 deputetet! Do dilja per ti thene kesaj qeverie qe ne Shqiptaret reagojme dhe nuk e duam me nje qeveri kakistokratesh! Do dilja per ti thene kesaj klase politike se nuk duam deputete qe veprojne me instiktin e kafsheve, por duam njerez te arsimuar, pergatitur, atdhedashes dhe qe na perfaqesojne! Do dilja ne proteste per te kerkuar siguri per rinine shqiptare dhe brezat e ardhshem, dhe per te mos i ndare me familjet shqiptare per shkak te genocidit qe kjo klase politike po ju ben Shqiptareve! Prandaj dil ne proteste, por mos harro te marresh pankarta me vete: burg per politikanet shqiptare!

Të fundit