Flash News

KRYESORE

Taulant Muka: Ministrja Besa Shahini ka përfunduar studimet në universitet të paakredituar

Besa Shahini e nisi punën ne krye te Ministrise se Arsimit me premtimin se do të jap maksimumin për të përcjellë të gjitha njohuritë e saj të përfituara gjatë studimeve në një prej universiteteve më të mira në botë, ‘The Hertie School’ .

Do jap maksimumin për ta përcjellë çdo njohuri të fituar në @thehertieschool (një ndër shkollat më të mira për politikat publike në botë) në çdo hap dhe punë që do bëjmë për arsimin, sportin dhe rininë shqiptare”, shkruan Shahini në ‘Twitter’.

Megjithatë, studiuesi Taulant Muka pretendon se universiteti, ku ka përfunduar studimet Shahini nuk është serioz. Idenë e tij e ilustron me faktin se ‘The Hertie School’ renditet në vendin e 4002 në botë, ne të njejtin nivel me institucionet arsimore shqiptare.

Ministrja e re e Arsimit ngre vlerat e veta duke thene se ka mbaruar ne nje nga shkollat me te mira ne bote. Nese shohim rankimin/renditjen, Universiteti ku ka mbaruar ministrja renditet i 4002, ne nivele te ngjashme me Universitetin e Tiranes dhe ate Bujqesor ne Tirane (rankime te ndryshme i renditin mes vendeve 4000-6000). Sipas standardit te ministres, UT/UBT sot jane universitetet me te mira ne bote 😅! Emri i universitetit ku ka mbaruar Ministrja nuk gjendet ne rankimet serioze, si ajo e Thomson Higher Education, aty ku universitetet me te mira ne bote do renditeshin patjeter!

Dua te kujtoj gjithashtu se ne 2008 kur ka mbaruar studimet ministrja, Universiteti ku Ministrja ka studiuar nuk ishte plotesisht i akredituar, dhe se ky Universitet eshte universitet privat dhe regjistrimi ne nje program master 2 vjeçar kushton mbi 30,000 Euro (pa shtuar kostot e jeteses)! Pyetja qe lind eshte: Pse ministrja kur kishte 30,000 euro zgjodhi te studioj ne nje universitet te ri (themeluar ne 2003) dhe jo plotesisht te akredituar, kur me te njejten sasi parash mund te studionte realisht ne universitetet me te mira te botes?!”, shkruan Muka.

Ne CV-ne e publikuar nga Ministria e Arsimit thuhet se 'Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie. Ka kryer studimet Bachelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike pranë Universitetit të Jorkut, me bursën “Friends of Glendon”. Ka studiuar me bursë të plotë “Jean Chrétier” në Kolegjin Lester B. Pearson, në Toronto'.

Të fundit