Flash News

KRYESORE

Taulant Muka sfidon publikisht Erion Veliajn: Ku e keni diplomën zotëri?

Taulant Muka sfidon publikisht Erion Veliajn: Ku e keni diplomën

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka qenë edhe ditën e sotme i pranishëm në protestën e studentëve para kryeministrisë, ku u ka bërë thirrje që të mos negociojnë me asnjë politikan, pasi sipas tij ata njerëz nuk kanë diplomë.

Muka ka sfiduar edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn që të  tregojë diplomën e tij, nëse e ka një të tillë.

“Unë sfidoj publikisht Erion Veliajn të nxjerrë diplomën. A e keni diplomën zoti Veliaj?”, ka thënë ai .

Por Taulant Muka i ka bërë thirrje edhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, të nxjerrë diplomën nëse nuk e ka plagjiaturë.

“Nxirreni dhe ju diplomën zoti Balla nëse nuk e keni plagjiaturë”, është shprehur ai.

Gjithashtu, sipas Mukës, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është diplomuar 13 vite pasi është regjistruar në universitet.

“Politika sulmon, por harron që unë i kam publikuar diplomat e mia, edhe pse nuk kam asnjë detyrim publik! Po Politika? Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë a ka diplomë? Shikoni CV-në e tij, a ju duket normale? Mbaron gjimnazin në 1989, fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës! A ke diplomë zoti Peleshi? Nëse e ke, pse nuk e bën publike? Kjo është Shqipëria jonë, drejtohet nga individë që mashtrojnë se kanë diploma!”, është shprehur Taulant Muka, duke publikuar edhe një CV të ministrit të Bujqësisë.

Të fundit