All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Taulant Muka shkon në emision me punimin e doktoraturës: Nuk kam frikë, çdo gjë e kam fituar me djersë

Taulant Muka shkon në emision me punimin e doktoraturës: Nuk kam
All - Paragraf - 1

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka i është përgjigjur akuzave të ngritura ditët e fundit ndaj tij se ai vetë ka doktoraturë plagjiaturë.

All - Paragraf - 3

Në emisionin “Provokacija”, Muka u shfaq së bashku me doktoraturën e tij, duke deklaruar se studimi i tij është publikuar në revistat shkencore më të mira të botës.

Diskutimi

Taulant Muka: Njerëzit këtu janë bërë me hije sepse politika e 28 viteve e përbalt individin e aftë. Sot pashë në media, në faqe të parë të një gazete, një media që në 24 orë ka nxjerrë 5 fletërrufe që unë paskam doktoraturë plagjiaturë. Dhe dukej shkrimi që ishte shkrimi i një ngelësi.

Mustafa Nano: Pse nuk e thua emrin e gazetës?

Taulant Muka: Shqiptarja.com ose Report TV. Ja ku është doktoratura ime. E kam mbaruar në Ersamus në Holandë. 13 artikuj dhe nuk janë këto doktoraturat që janë thjeshtë shkrime historie, por janë 13 artikuj të publikuara në revistat shkencore më të mira të botës, ku Jama është një prej tyre ku çdo mjek do të ëndërronte duke të publikonte. Këto fletërrufe unë nuk i kam frikë dhe e di pse nuk i kam frikë? Sepse çdo gjë e kam fituar me djersë. E kam fituar me aftësinë time. Kam pasur dy prindër të cilët kanë investuar te mua jashtëzakonisht. Dhe ata njësoj si unë çdo gjë e kanë fituar me djersë. Nuk kanë marrë asgjë, vetëm i kanë dhënë këtij shteti që nuk përgjigjet për asgjë.

Të fundit