Flash News

KRYESORE

Taulant Xhaka ia kthen trajnerit Reja: Keni gënjyer, s'ju kam refuzuar

Ka probleme te kombëtarja. Trajneri Edoardo Reja dje tha se ishte Taulant Xhaka është ftuar në kombëtare, por ka qenë dëshira dhe vendimi i tij për të mos u grumbulluar. Mesfushori kuqezi është justifikuar deri tani me një dëmtim me Bazelin, por gjërat duken ndryshe.

Xhaka vetë ka theksuar se nuk është e vërtetë që e ka refuzuar Shqipërinë: “Kjo nuk është aspak e vërtetë! Dua që ta dijë i gjithë populli shqiptar se kjo që është thënë dhe shkruar dje nuk është aspak e vërtetë. Unë për fanellën dhe për flamurin kombëtar jap edhe jetën”, ka deklaruar mesfushori për Panorama Sport.

“Edhe herën e parë që unë isha në listën e pritjes, asnjë person, as trajneri, nuk më ka telefonuar për të më thënë se si ishte puna për atë vendim. Këto janë gënjeshtra dhe pallavra. Kam dhënë maksimumin tim për këtë fanellë. Nuk mundet që të ma humbasë askush këtë emër”, ka shtuar Xhaka.

"Jam lënë në listën e pritjes pa shpjegime. Fare. Meritoj më shumë se kaq, sepse e dua kombëtaren", ka përfunduar ai.

Të fundit