Flash News

E-TJERA

Taulant Xhaka i përgjigjet urimit të Dukes, fansat: Kthehu në Kombëtare

Taulant Xhaka feston ditëlindjen e tij të 26-të dhe besojmë se nuk ka festuar ndonjëherë ditëlindje kaq mediatike sa kjo. Për shkak të mosmarrveshjeve të fundit të mesfushorit Xhaka me trajnerin De Biazi, kureshtja ka qenë e madhe si nga mediat ashtu edhe nga fansat se si do shkoje ditëlindja e tij.

Presidenti i FSHF-së Duka e ka uruar në facebook Taulant Xhakën dhe a ii ka kthyer komentin duke e falenderuar.

“Gëzuar ditëlindjen Taulant Xhaka. U bëfsh njëqind vjeç,” shkruan Armand Duka. Ndërkohë Xhaka i ka kthyer komentin duke i shkruar: “Faleminderit President!”

Kjo ka sjellë dhe një lumë komentesh, ku fansat i kërkojnë Xhakës të lërë menjanë marrëveshjet dhe të kthehet në Kombëtare.

Të fundit