Flash News

KRYESORE

Taylor Swift tregon se sa shumë është inspiruar albumi i saj nga personazhet femra në "GOT"

Taylor Swift tregon se sa shumë është inspiruar albumi i saj nga
Taylor Swift ka pritur dy vite për të treguar se albumi i saj i vitit 2017 është një frymëzim i tëri nga shfaqja televizive më e shikuar në botë "Game of Thrones". Vetëm tani ajo ka zbuluar se, ashtu si ne të tjerët, ajo është tërësisht e fiksuar me Game of Thrones. "Shumë nga imagjinata ime u shpenzua në Game of Thrones,"- ka thënë 29-vjeçarja për Entertainment Weekly. 'Këto këngë ishin gjysmë të bazuara në atë që unë isha duke kaluar, por duke i parë ato përmes një filtri të Game of Thrones. Kënga "Look what you made me to do", është padyshim lista e vrasjes së Arya Stark. "King of my heart", është ndikuar nga Khal Drogo dhe Daenerys. Doja që të tingëllonte si bateri Dothraki. "I did something bad" është një këngë për të cilën Taylor thotë: Këtë këngë e kam shkruar pasi Arya de Sansa komplotojnë për të vrarë Littlefinger. Ajo shtoi gjithashtu se kënga "Look what you made me to do" është shumë Cersei dhe Daenerys gjithashtu. Por kë do këngëtarja në "Iron Throne"? 'Daenerys, Arya ose Sansa ... Por nëse unë jam realiste, mendoj se Sansa ka aftësi të vendosura dhe aftësinë për të deleguar dhe për të vendosur në një fytyrë të guximshme, por një sjellje stoike.' Në kopertinën e në të cilën këngëtarja ka pozuar ka vënë disa butona, të cilët fansat i kanë dalluar menjëherë që disa prej tyre kanë fytyrën e Daenerys, Aryas, dhe Sansas.

Të fundit